Ilir Deda ka disa muaj që ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga Alternativa e Mimoza Kusarit-Lilës.
Kjo e fundit ka treguar për arsyet që çuan në largimin e Dedës nga partia e saj.
“Mosmarrëveshjet kanë filluar më herët, atëherë kur bisedohej për ekipin negociator dhe Ligjin për Dialog. Ne kemi qenë kundër Ligjit, ndërsa Deda e ka votuar atë Ligj, i cili më pas është shpallur anti-kushtetuese”, ka treguar ajo në Klan Kosova.
“Ka qenë shumë i pakënaqur me vendimin e partisë, pastaj në njërën nga mbledhjet e Kryesisë ka treguar se për Vetëvendosjen ka vija të kuqe. Kur e kam thirr mbledhjen e fundit, para rreth katër muajsh, Ilir Deda e ka dorëzuar edhe letrën e dorëheqjes”, tha Kusari-Lila.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.