×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Kryetarja e Speciales anulon konferencën në Prishtinë pas protestës së veteranëve

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 12:37

    Veteranët e UÇK-së janë mbledhur para objektit ku kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, do të mbajë konferencë për media.

    Trendafilova po qëndron për vizitë në Kosovë që nga dje, teksa për sot ka paralajmëruar një konferencë për media, e cila është anuluar pas protestës së veteranëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kështu bëri të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

    “Në bazë të informacioneve, Trendafilova e ka anuluar konferencën. Ajo edhe mund të jetë brenda, por sipas informacioneve e ka anuluar”, Gucati para mediave.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e kishte quajtur këtë vizitë provokim të qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës së tyre çlirimtare.

    “Poshtë Gjykata” Speciale dhe “UÇK, UÇK” kanë brohoritur ata në protestë, ku më pas është hedhur edhe tym i zi. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!