×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligje detyruese

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 23:39

    Kadri Kryeziu, ish gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese ka folur për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai, duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se interpretimin gjyqësor e bën organi dhe për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese si organi i centralizuar.

    Lidhur me interpretimet që po bëhen ndaj aktgjykimit të Kushtetueses për konstitumin e Kuvendit, Kryeziu vlerëson se në sistemet demokratike është e drejtë e secilit për të ushtruar këtë veprim, ashtu edhe e ligjvënësve.

    “Në këtë rast vetëm shteti nuk duhet të flasë. Ai ka vetëm një detyrë, ai është ta zbatojë vendimin”, tha Kryeziu.

    Sipas tij, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligje detyruese.

    “Brenda 30-ditësh nëse deputetët nuk e konstituojnë Parlamentin bëjnë cenim të rendit kushtetues e juridik. Është vepër penale e sanksionuar me kodin penal të Republikës së Kosovës në masë ndëshkuese”, tha Kryeziu në RTK.

    Ai më tej tha se vendimi është i jashtëzakonshëm, ka marrë disa veprime shumë të mira të cilat krijojnë efekte pozitive në ndërtimin e institucioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!