×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu i VV-së ‘shijoi’ karrigen e deputetit vetëm tri ditë

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 10:26

    Ditët e fundit të dhjetorit sollën një mori ndryshimesh në vend, e ndër to ishte edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e Qeverisë Hoti, si jo legjitime.


    Të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese votuan pro kërkesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me paligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

    Sipas Kushtetueses, vendimi i Kuvendit të Kosovës i 3 qershorit për zgjedhjen e qeverisë “nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën sepse qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

    Pas këtij vendimi, Vjosa Osmani si u.d e presidentes së Kosovës thirri në takim përfaqësuesit e partive politike në vend për të diskutuar nga afër datën e mundshme të zgjedhjeve të përgjithshme.

    Në vendimin e Kushtetueses thuhej se 40 ditë është afati ligjor për caktimin e zgjedhjeve që nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare, gjë e cila nuk është bërë ende.

    Por ajo që është mjaftë interesante është fakti se njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës do të njihet si prej deputetëve më “jetëshkurtër” në këtë legjislaturë.

    Me datën 18 dhjetor 2020, Taulant Kryeziu u betua si deputet i Kuvendit të Kosovës në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa më 21 dhjetor Kushtetutesja vendosi ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!