Është kthyer në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Gjilan, majori Alban Ramushi, i cili ishte suspenduar më 19 shkurt 2019 pas tragjedisë që e tronditi vendin, kur policja Valdete Bllaca, kishte vrarë katër anëtarët e familjes e më pas edhe vetën.
Pos majorit Ramushi, në punë janë kthyer edhe Naser Rrahmani, zëvendëskomandant i Stacionit, Negovan Mihajlovic, shef i Operativës dhe Xhavit Azizi, staf civil.
Ata janë kthyer në punë me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pasi Prokuroria e Shtetit dhe Inspektoriati Policor i Kosovës kanë konkluduar se nuk ka elemente të veprës së keqpërdorimit të pozitës zyrtare, me të cilën ngarkoheshin.
Gjatë ditës, komandanti Alban Ramushi ka qenë i pranishëm në takimin e Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit, e cila tash e një muaj po funksionon bashkë me të gjitha institucionet lokale dhe rajonale kundër përhapjes së virusit COVID-19, shkruan mediafokus.info. Ndryshe, pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Gjilan e ka ushtruar majori Agim Lipovica, të cilën të enjten ia ka dorëzuar majorit Alban Ramushi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.