×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Kthehet në punë blloku A3, ishte jashtë funksionit nga e hëna

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 16:08

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A3 është rikthyer në punë, pas sanimeve që i janë bërë. Aktualisht KEK ka në operim tri blloqe, dy të Termocentralit “Kosova A” dhe një të “Kosova B”, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se kjo njësi ishte çkyçur nga puna në orët e vona të datës 25.05.2025 për shkak të reagimit të mbrojtjeve elektrike të transformatorit T-3A

    “Rreth orës 09:00, njësia është sinkronizuar me rrjetin dhe gjendja e saj aktuale është stabile. Falë angazhimit profesional të stafit të TC-A-së, respektivisht Departamentit të Elektrikës dhe MRRK-së, janë kryer me sukses pastrimi i izolatorëve dhe testime të tjera teknike të nevojshme, të cilat kanë mundësuar rikthimin e njësisë A-3 në funksion. Aktualisht, KEK ka në operim dy njësi të Termocentralit Kosova A (A-3 dhe A-5) dhe njësinë B-1 të Termocentralit Kosova B, me një kapacitet ditor prej rreth 10,500 MW/h”, thuhet në njoftimin e KEK./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!