×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet në rigjykim dhe rivendosje çështja penale në rastin e Sokol Bashotës

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 14:56

    Gjykata e Apelit, e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale kundër të akuzuarve S.B dhe E.B.


    Vendimi erdhi me rastin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, por edhe sipas detyrës zyrtare.

    Gjykata Themelore në Pejë, me aktgjykimin e datës 29.05.2019, i kishte shpallur fajtor të akuzuarit S.B. dhe E.B. për shkak të veprës penale: ”Mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, së të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” dhe i kishte gjykuar ata me dënim burgimi me kusht në kohëzgjatje prej 6 muajsh, si edhe gjobitja në shumë prej 1.000 eurosh.

    “Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar më vëmendje aktgjykimin e shkallës së parë, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve si edhe shkresat e lëndës, ka ardhur në përfundimin se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale pasi që aktgjykimi është në kundërshtim me arsyetimin”.

    “Gjykata nuk ka dhënë arsyet për faktet vendimtare, ndërsa ato që janë dhënë janë të paqarta dhe të pamjaftueshme për të vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!