×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Postimi

    “Kthehu në LDK”, Vjosa Osmani-qytetarëve: Ju dëgjova, prandaj po bashkohemi

    Reporteri
    09 Maj 2026 | 18:37

    Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se ka dëgjuar kërkesën e njëzëshme nga qytetarët e shumtë që ka takuar këto ditë. Ajo ka thënë se ka vendosur t’i bashkohet LDK-së, për të dëgjuar zërin e qytetarëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ju dëgjova, prandaj po bashkohemi. Për të nisur këtë rrugëtim të ri të bashkimit, ju ftoj nesër, në orën 18:00. Le t’i bashkojmë zemrat dhe ëndrrat”, ka thënë ajo në videon e publikuar.

    Postimi i Osmanit vjen pasi, gjatë ditës, Lidhja Demokratike e Kosovës  e ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit me ish-presidenten Vjosa Osmani, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.


    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se LDK-ja e ka mbështetur propozimin e tij që Osmani të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidatja për presidente. Vetë Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.

    Ai tha se vendimi është marrë unanimisht në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, duke shtuar se në listën zgjedhore të partisë do të përfshihen edhe 19 emra të tjerë të propozuar nga Osmani./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!