×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthimi në Kosovë i të mbijetuarve nga tragjedia në Kroaci, Presidentja Osmani del për t’i pritur në aeroport

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 22:02

    Presidentja Vjosa Osmani ka dalë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për t’i pritur të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Kroaci.


    Ndryshe të mbijetuarit e aksidentit pritet të  arrijnë në ora 22:30, ndërsa në ora 23:00 pritet të ketë edhe konferencë për medie.

    Në aksidentin e autobusit të linjës Frankfurt -Prishtinë, humbën jetë 10 qytetarë të Kosovës.

    Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës ku 10 persona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

    Kujtojmë që nga Kroacia sot janë nisur për në Kosovë edhe trupat e 8 prej viktimave të këtij aksidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!