Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Kryeministri, Qeveria e të cilit u shpall jolegjitime nuk është bërë “i gjallë” që nga shpallja e vendimit të Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.
I njëjti nuk ka dalë ende me një reagim nëse do ta respektojë apo jo këtë vendim të Kushtetueses.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Hoti ka qenë shumë aktiv në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shpërndarë postime nga aktivitetet e tij të përditshme.
Aktiviteti i fundit të cilin ai e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, është i orës 19:04 minuta, gjatë përurimit të një ferme në Brakoc të Gjakovës.
Për vendimin e Kushtetueses nuk ka reaguar ende as kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndërkohë, Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot do të thërras partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Afati 40-ditësh, sipas nenit 95 të Kushtetutës, vlen për kohën nga shpallja e zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.