×
  • Lajme
  • Lajme

    Ku është Zoti në këto momente kur COVID-19 po merr jetë njerëzish, përgjigjet imami Enis Rama

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 20:25

    Imami i xhamisë kryesore në Mitrovicë, Enis Rama, ka qenë i ftuar si mysafir i Reporteri.net, me të cilin është biseduar për gjendjen me coronavirus dhe impaktin e tij në jetën e myslimanëve.


    Ndër të tjera, ai është pyetur edhe për mendimin e tij rreth kësaj pandemie, sidomos për prezencën hyjnore.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/178334876545889/

    I pyetur se ku është Zoti në këto momente kur COVID 19 po merr jetë njerëzisht, imami Rama për Reporteri.net, është përgjigjur: “Patjetër, shumë. Dëgjo, Zoti përmend në Kur’an se ajo që ka goditur njerëzit, është pasojë e rebelimit dhe arrogancës së tyre, e për shumë të tjera thotë “All-llahu ua falë, All-llahu u kursen”.

    Shiko psh, ne kemi një numër të caktuar të njerëzve të prekur. A thu vallë ky numër është reflektim i kujdesit tonë qindpërqind apo ka ndonjë hyjnore këtu? Padyshim që ka ndonjë hyjnore dhe na ruan Zoti. Pasi, nga mënyrat se si po përhapet dhe shpërndahet, e intervenimi i vonuar i të gjithëve në marrjen e masave, lë me kuptu që këtu kishte me qenë një masakër e madhe e të prekurve në aspektin e shpjegimit shkencor. Mirëpo, nëse e tejkalojnë këtë dimension, atëherë patjetër që duhet me inkuadru edhe dimensionin e kujdesit hyjnor. Zoti përkujdeset dhe na ruan.

    Pastaj shikoni, p.sh. e veçanta e këtij virusi është se fëmijët janë më të kursyerit, që zakonisht është e kundërta.

    Andaj, dua të them se këtu lexojmë një kujdes të madh hyjnor ndaj njerëzimit”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!