×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ku je Albin Kurti që don m’u prish me Amerikën” – kosovarët sjellin pamje nga Karaçeva, pretendojnë që serbët janë brenda territorit

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 15:00

    Në zonën kufitare të padefinuar ndërmjet fshatrave Breznicë e Karaçevë është parë xhandarmëria serbe.


    Në një video që është publikuar në Kamenicapress shihet një furgon i xhandarmërisë serbe afër fshatit Karaçevë të komunës së Kamenicës.

    Qytetarët të etnisë shqiptare që e kanë incizuar këtë pamje, i bëjnë thirrje kryeministrit Albin Kurti të mos i prish raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tyre, ka rrezik nga policia serbe që shihet se kanë zbritur në afërsi të Karaçevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!