×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ku je tu jetu oj motër”, komentuesit i reagojnë ashpër Donika Gërvallës në statusin plot lëvdata për Arben Vitinë

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 0:04

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Shwarz nëpërmjet një statusi ka lavdëruar punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në menaxhimin e pandemisë së coronavirusit.


    Por, pas këtyre lëvdatave ajo ka marrë kritika të shumta nga komentuesit.

    “Ku je tu jetu oj motër”, – e ka pyetur njëri nga komentuesit.

    ‘Duhet me të ardhë turp ty, për cfarë menaxhimi po fol”, thotë një komentues tjetër.

    Por, në mesin e tyre ka pasur edhe pak komentet pozitive që kanë mbështetur kryediplomaten Gërvalla.

    Edhe pse numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në 24.939 dhe për një javë janë shënuar 93 vdekje, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Swëarz në statusin ku mori shumë kritika tha se ia heq kapelën ministrit Vitia.

    “Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë. Shumë nga afër i kam përcjellur betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka thënë se qeveria e kaluar nuk pati arritur të sigurojë asnjë vaksinë.

    “Më 22 mars 2021 patëm trashëguar nga qeveria paraprake jo vetëm 0 vaksina, por edhe 0 kontrata, ndërkohë që shtetet e tjera shumicën e kontratave i kishin lidhur që në vjeshtën dhe dimrin e vitit të kaluar. Me ndihmën fillimisht të partnerëve ndërkombëtarë dhe më pas me lidhjen e kontratës direkte me kompaninë Pfizer, edhe në Kosovë , edhe pse me mjaft vonesë, arritën më në fund vaksinat dhe vaksinimi filloi në masë. Ndërkohë janë dhënë mbi treçerek milionë vaksina”, shtoi ajo.

    Sipas ministers, varianti i ri i virusit dhe rritja e madhe e rasteve të reja e ka vënë të gjithë botën para një sfide.

    “Numri i rasteve tragjike po na trondit të gjithëve çdo ditë e më tepër. Përvoja edhe e shteteve të tjera tregon se shtrëngimi i masave dhe përshpejtimi i vaksinimit janë rrugëdalja e vetme. E sigurtë që edhe këtë sfidë do ta kalojmë së bashku. Kemi edhe kaq shumë punë para vetes”, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!