×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Ku mbet “simpatia” mes Edona Llalloshit dhe Memli Krasniqit, kryetari i PDK-së: Ja ka huq partisë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 19:49

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për vendimin e këngëtares Edona Llalloshi për të kandiduar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Krasniqi i cili vjen nga muzika, në vitin 1997 kishte kënduar bashkë me Llalloshin, këngën që dëgjohet edhe në ditët e sotme “Simpatia”.

    Ai në një intervistë për gazetën online Reporteri.net tha se është e drejtë e secilit të vendos për veten, por ai vlerëson se dikur kolegia e tij “e ka huqur partinë”.

    “Edonën e kam pas kolege dhe moshatare bile. Kur Albin Kurti është marrë me politikë na e kemi ba qat këngë në 1997 ndoshta.Simpatia, është ndoshta e vetmja këngë që nuk e kam shkruar vetë, pjesën tjetër i kam shkruar vetë. është e drejtë e secilit të vendosë ku dëshiron. Kanë të drejtë edhe me ba gabime. Unë e kam thënë edhe diku tjetër, ja ka huq partisë, por besoj që secili njeri që vjen nga fusha tjera, ku ka arritur nëj karrierë, ku e ka bërë një emër i bënë mirë, politikës, e fisnkikëron politikën. Nuk është rregull kjo, se ndonjëherë mudn ta dalë dikush i paparashikueshëm , por unë e vlerësoj angazhimin secilit njeri, nga fusha, e kulturës, sportit që në nëj moment dëshirojnë apo vendosin me hy në politikë. Pse jo?.”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!