Nëse e keni lexuar postimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në lidhje me një raport, të gjoja Kongresit amerikan, për COVID-19, mos e merreni të mirëqenë. Është fakenews. Nuk mund të shpjegohet, pasi është shumë e çuditshme, se pse e ka shpërndarë në publik një fakenews të tillë Kryetari i kryeqytetit, që pretendon se është i shkolluar në Havard.
Në fakt, diçka e ngjashme me atë se çka ka shkruar Ahmeti shpjegohet në një raport të disa kongresistëve republikan në SHBA i shpalosur në komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan. Por, asnjëherë këto “teori konspirative” nuk janë bërë zyrtare, e për më tepër nuk janë nxjerrë në ndonjë raport zyrtar të Kongresit amerikan.
E këto pretendime, Ahmeti i ka marrë si zyrtare dhe madje pretendon se janë raport i kongresit amerikan. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.