Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, tha se në kohën e Qeverisë Kurti 2 njerëzit po turpërohen të tregojnë se janë veteranë.Sipas saj, për shkak të diskutimeve për veteranët, kohë e fundit veteranët e vërtetë po turpërohen që e mbajnë atë status.
“Ndonjëherë kur bëhet diskutimi për veteranët, ai që është veteran me të vërtetë, po i vije keq dhe po turpërohet që e mban statusin e veteranit. Pra, ka ardhur koha që me Qeverinë Kurti 2 njerëzit të turpërohen me tregu që janë veteranë, e kjo është mëkat i madh”, tha ajo në TV1.
Kuçi tha se për ta zgjidhur këtë problem, Partia Socialdemokrate do ta nisë një kampanjë duke shpresuar që do jetë ndihmesë për krizën nëpër të cilën sipas saj po kalon Kosova.
“E kemi një plan, kampanjë e tërë, dhe besoj që ajo do të jetë zgjidhja më e mirë për shtetin e Kosovës, këtu do të ketë edhe një lloj harmonie mes njerëzve… Pra, i gjithë ky plan të cilin Partia Socialdemokrate do ta bëjë ndoshta në javët në vazhdim, do të paraqesë një projekt social, një projekt i cili mendoj që do ta zgjidhte problemin e një vendi i cili po kalon në krizën që po kalojmë ne”, shtoi tutje ajo.
Mirëpo e rëndësishme për Kuçin është që veteranët të përfshihen në tregun e punës dhe të zhvillohen, pasi që sipas saj është mëkat të mos jenë pjesë aktive e shoqërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.