Ministri Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në debatin e organizuar nga Lëvizja “FOL” lidhur me shfuqizimin e vendimit për moratorium në ndërtimin e hidrocentraleve, ka thënë se baza ligjore për hidrocentralet ka të bëjë me Ligjin për Ujëra dhe Energjinë si dhe dokumentet që votohen nga Qeveria.
Ai po ashtu ka thënë se aplikuesit duhet të marrin leje edhe nga autoritetet lokale dhe ZRrE-ja, pëlqimi mjedisor dhe leja ndërtimore.
“Deri më tash nuk kam parë ndonjë vendim nga Qeveria për ndaljen e punimeve të hidrocentraleve, përjashto vendimin qe ka marrë ish-ministrja e fundit, por që këtë e ka bërë për shkak të pandemisë”, ka thënë ai.
Kuçi ka bërë të ditur se Qeveria ka hartuar planin për rishikim të projekteve dhe se do të ketë mbikëqyrje të rreptë.
Ai ka mirëpritur themelimin e Komisionit hetues nga Kuvendi i Kosovës për këtë çështje, raporton EO.
“Kosova ka nxitë prodhimin e energjisë së ripërtërishme ku hynë edhe hidrocentralet. Një defekt që kam parë është se procedurat e rrepta të mbikëqyrje së këtij procesi se nuk janë respektuar sa duhet dhe ne jemi duke shikuar që këto procedura të mbikëqyrej t’i bëjmë më të rrepta”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.