×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi paralajmëron: Veseli kryeministër, Ismaili kryetar i Prishtinës

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 12:35

    Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, e ka paralajmëruar ardhjen e Kadri Veselit në krye të Qeverisë. Ka thënë se fitorja e plotë e PDK’së dhe Veselit Kryeministër bëhet kur PDK do të fitojë edhe Prishtinën.


    “Kryeministri i ardhshëm Veseli do të jetë edhe më i fort kur ta ketë qeverisjen edhe të Prishtinës”, ka thënë Kuçi, në Kuvendin Zgjedhor të PDK’së në Prishtinë.

    Ky zyrtar i PDK’së ka thënë se i kanë mbetur borxh Prishtinës pasi s’është punuar shumë në këtë qytet.

    “Prishtina nuk është një rrugë, e një leje ndërtimi. Është pasqyra e republikës së Kosovës për tërë vendin. Nuk ka qytetar i huaj që vjen në Kosovë e që nuk viziton Prishtinën.

    “Asnjëherë s’jemi ndjerë rehat pa e fituar Prishtinën. Urani do ta fitojë Prishtinën”, ka thënë Kuçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!