×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi thotë se ndryshe raportohet në media, e ndryshe flet qeveria për situatën sociale në Kosovë

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 19:26

    Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se çdo ditë në vend po raportohet për lajme te tilla si vetëvrasje, tentim vetëvrasje, dhunë në familje e gjendje e rendë sociale.


    Kuçi thotë se nga ana tjetër çdo ditë po shihen statuse të politikanëve se sot është ditë e mirë për Kosovën dhe se Pandemia është menaxhuar shumë mirë.

    “E keto raste a po ndodhin ne Kosove, e familjet qe kane mbet me zero te ardhura a jetojne ne Kosove?” shkruan Kuçi në facebook.

    Postimi i plotë:

    Çdo dite lajme te tilla: vetvrasje, tentim vetevrasje, dhune ne familje e gjendje e rende sociale.
    Çdo dite statuse te qeveritareve tane: „sot dite e mire per Kosoven, jemi mire me menaxhimin e Covid-19“.

    E keto raste a po ndodhin ne Kosove, e familjet qe kane mbet me zero te ardhura a jetojne ne Kosove?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!