×
  • Lajme
  • Lajme

    Kudusi Lama: Të zhdukurit tanë dihen me emër e mbiemër, serbët kanë vetëm numra

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 18:34

    Gjenerali i njohur shqiptar, Kudusi Lama ka folur për kohën kur ishte aktiv në ushtri, dhe angazhimet e tija të para për ta ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


    Doktori i shkencave ushtarake, gjenerali shqiptar, Kudusi Lama, ka thënë në Frontal të T7, se është e çuditshme që Evropa merret me thashethemet e serbëve.

    Sipas tij, të zhdukurit ndër shqiptarët dihen deri në detaje. Por, e njëjta gjë, nuk është për serbët, të cilët kanë vetëm numra.

    “Unë kam qenë dakord me ngritjen e Gjykatës Speciale, por nuk kam qenë dakord me raportin e Dick Martyt. Më e turpshme është që thashethemet serbe, i ka marrë parasysh Evropa. Të gjithë ata që pretendojnë serbët që i kanë të zhdukur, janë vetëm numër, kurse të zhdukurit tanë, dihet me emër e mbiemër, e po ashtu me adresën e vendbanimit, kurse serbët e thonë vetëm numrin”, tha Kudusi Lama në Frontal./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!