×
  • Lajme
  • Lajme

    Kufijtë, Daut Haradinaj paralajmëron Gent Cakajn

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 22:29

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, që të tregohet i kujdesshëm dhe ‘të mbajë gojën’ kur flet për ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

    Haradinaj në emisionin ‘A Show’, tha se e njeh Cakajn si djalë të ri, ambicioz dhe të përgatitur, por ai nuk ka mandat të flasë për territoret e Kosovës.

    “Është djalë i ri, ambicioz dhe i përgatitur. Duhet t’i vendosë fre gojës sepse nuk ka mandat ai të flasë për territore të Kosovës. Mua më kanë thënë që nuk e ka deklaruar me vetëdije për shkëmbimin e territoreve. Këto kufij janë vendosur me gjak dhe kushdo që do i prekë do e pësojë njësoj”, u shpreh Haradinaj.

    Daut Haradinaj, i cili është vëllai i kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, deklaroi gjithashtu se Kosova pret më shumë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, pasi nga Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, presin vetëm të këqija.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!