Gazeta austriake “Heute” ka publikuar një dokument në të cilin është vendimi i një gjykatësi në Vjenë me të cilin kishte vendosur të lironte Kujtim Fejzullahin para kohe nga burgu.
Një vendim të tillë të autoriteteve austriake gazeta po e cilëson si skandal, pasi që në raportim thuhet se Kujtim Fejzullahi do të duhej të ishte në burg në kohën kur ai kishte shkuar në Sllovaki për të blerë armët me të cilat e kreu sulmin terrorist në Vjenë.
Fejzullahi ishte ndaluar në Turqi dhe më pas ishte kthyer në Austri ku edhe ishte dënuar me 22 muaj burg pas tentimit të tij për t’iu bashkuar grupit terrorist të ISIS-it, shkruan “Heute”.
Megjithatë gjykatësi austriak kishte vendosur që të lironte para kohe me kusht, pasi që kishin konsideruar që ai ishte deradikalizuar.
Megjithatë Kujtim Fejzullahi nga Tetova thuhet se është radikalizuar pasi ka frekuentuar rregullisht një Xhami në Vjenë. Edhe avokati që e kishte mbrojtur më herët ka thënë se asnjëherë nuk do ta kishte besuar që ai do të bëhej një vrasës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.