×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala ndërhyn në përplasjen mes Gashit e Vjosa Osmanit, i kërkon falje në emër të LDK-së

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 12:33

    Me “A je ti normal?!” i është drejtuar dikush prej deputetëve të LDK-së, Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani pasi ajo tha se do t’i drejtohet Komisionit Përkatës për gjuhën e përdorur ndaj Kryeministrit Avdullah Hoti.


    LDK e ka quajtur gjuhë joparlamentare shprehjen “Avdullah Koti” nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për të cilët ky subjekt ka kërkuar nga Osmani t’i përjashtojë nga seanca.

    Pas kësaj deputeti Kujtim Shala i ka kërkuar falje Osmanit për shprehjen ndaj saj nga dikush prej LDK-së.

    “Për gjërat që thuhet se që nuk regjistrohen s’ke pse i tërheq sepse nuk evidentohen. Njihen praktika kur janë thënë gjëra që nuk lidhen me çështjen. Edhe pse nuk është regjistruar ne e tërheqim atë dhe kërkojmë falje” ka thënë Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!