×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundër komandant “Ujkut” në Hagë, do të dalin 12 dëshmitarë

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 21:58

    Është mbajtur këtë të premte konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj të akuzuarit të Speciales, Pjetër Shala.


    U paraqit sërish në seancë veçse kësaj radhe në mënyre virtuale.

    Ndaj të akuzuarit për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Pjetër Shala, u mbajt këtë të premte konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes.

    Prokurorja e rastit kundër komandant Ujkut të UÇK-së, tregoi se kanë 4 dëshmitarë që mbështesin aktakuzën, derisa së shpejti do paraqiten edhe 8 të tjerë.

    Tutje, përfaqësuesja e ZPS-së deklaroi se detyrën e tyre lidhur me nxjerrjen e materialeve planifikojnë ta përmbyllin deri më 31 korrik të këtij viti.

    Ndërkaq për materialet e mbrojtura, parashihet që lista të përfshijë 3,000 dokumente.

    Në këtë seance nuk foli vetë subjekti i aktakuzës, por ishte avokati i tij Jean Louis Gilissen, ai që parashtroi disa kërkesa.

    Gilissen tha se dëshirojnë ballafaqim të palëve, pasi sipas tij deri tash ishte procedurë e njëanshme.

    Ndryshe, krimet për të cilat akuzohet z. Shala dyshohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!