×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundërkandidatja e Dodikut: “Pavarësimi i ‘Republika Srpska’-s i shkakton probleme Serbisë me Kosovën”

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 15:50
    Jelena Triviç, kandidatja për presidente të "Republika Srpska"-s në Bosnje-Hercegovinë

    Jelena Triviç, kundërkandidatja e liderit nacionalist serb të BeH-së, Milorad Dodik, për Presidente të “Republika Srpska”-s, në një konferencë në Beograd është shprehur kundër ambicjeve separatiste të Dodikut për pavarësimin e “Republika Srpska”-s nga Bosnje-Hercegovina, raportoi “Danas”, përcjell Reporteri.net.

    Këtë distancim ajo e bëri duke argumentuar se veprime të tilla politike do t’i shkaktonin probleme Serbisë dhe pretendimeve të saj ndaj Kosovës.

    “Të gjithë do të donim që Republika Srpska të jetë e pavarur, por kjo krijon problem për Serbinë, nëse duam që Kosova të jetë në Serbi, duhet të jemi parimor”, ka thënë Triviç për gazetarë kur është pyetur rreth kësaj çështje.

    Milorad Dodik, i cilo shpalli fitore për President të Republika Srpska-s, e paraqet si mision politik të tij pavarësimin e entitetit serb të Bosnjes dhe bashkimin e saj me Serbinë./Reporteri.net/


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!