Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar pas një deklaratë të kandidatit për kryetar komune të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ku në një video dëgjohet duke ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.
Veliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo deklaratë është skandaloze dhe përdor diskurs të nxitjes së vëllavrasjes.
“Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës. Të dashtun qytetarë, Është skandaloze që një bashkëvendas i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes. Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat! I ftoj llapjanët që masovikisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj”, ka shkruar Veliu.
Ndërsa, Bulliqi i cili vjen nga radhët e VV-së, në një video dëgjohet se teksa ishin duke biseduar, Bulliqi në prezencë të Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.
“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhon mas shpine bon”, kishte thënë Bulliqi, teksa ishte duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.