×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundërshtohet nisma ligjore e Vjosa Osmanit, LDK lëshon mbledhjen e Kryesisë

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 16:05

    Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit  të mbajtur sot ku janë  shqyrtuar tri nisma legjislative, pati kundërshtime.


    Njëra nga këto nisma është edhe ajo e Vjosa Osmanit  për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Covid-19, e cila është kundërshtuar nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Paralamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili ka thënë se LDK-ja ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë. E kjo sipas Gashit për arsye se kjo nismë nuk mund të procedohet më tutje për shkak të krizës politike në të cilën ndodhet vendi, shkruan Reporteri.net.

    “Ne kemi lëshu mbledhjen e kryesisë jemi largu. Ka mbetë të martën që të takohemi edhe një herë me shefat e grupeve parlamentare. Zonja Osmani është deputete si të gjithë të tjerët. Ka marrë një nismë e cila është në procedurë në Kuvend por nuk mund të procedohet më tutje sepse kjo nismë duhet të shkojë në Qeveri sipas procedurës. Ne dhamë qëndrimin donë se vendi është krizë politike, andaj kemi probleme për procedimin e tyre”, është shprehur ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!