×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur dhimbja flet, Ermal Panduri përlotet nga rrëfimet e grave e burrave të dhunuar gjatë luftës

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 22:57

    RTV Dukagjini ka paralajmëruar transmetimin e një serie emisionesh kushtuar rrëfimeve tronditëse të grave dhe burrave të përdhunuar gjatë luftës në Kosovë.

    Këto emisione, që synojnë të sjellin në dritë të vërtetat e pathëna të dhimbjes dhe guximit,  me rrëfimet tronditëse të grave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Këto dëshmi të mbijetesës dhe dhimbjes do të ndriçojnë një nga kapitujt më të errët dhe më të heshtur të luftës.

    Në një video paralajmëruese autori i emisionit “Debat Plus”,  Ermal Panduri, është parë i përlotur, teksa dëgjonte dëshmitë rrëqethëse të grave që kanë përjetuar dhunë seksuale nga forcat serbe.

     

    Seria e emisioneve pritet të transmetohet gjatë javëve në vijim, duke filluar më datë 14 korrik me qëllim jo vetëm dokumentimin e krimeve të luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!