×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur Donika Kadaj e quante Haradinajn komandant të Vuçiqit

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 23:51

    Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar me një deklaratë që sot e dha deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, për kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.


    Kadaj Bujupi sot deklaroi se Haradinaj është rreziku më i madh i planeve të Serbisë.

    E, Gecaj përveç kësaj deklarate, Kadaj Bujupit ia kujtoi edhe kohën kur e quante Haradinajn, komandant të Vuçiqit e Listës Serbe.

    Reagimi i plotë i Gecajt:

    CILI ËSHTË KOMENTI JUAJ!

    “Kadaj-Bujupi: Ramush Haradinaj rreziku më i madh i planeve të Serbisë! [deklarim i sotëm i zyrtares së AAK]

    “Nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselit, Veselinoviqit, Listës Serbe dhe Vuçiqit. Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi”, kishte shkruar Donika Kadaj Bujupi më 09 shator 2017! [atëherë zyrtare e LVV].

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!