Pas propozimit që i bëri mbrëmë presidenti Hashim Thaçi, Kuvendit që ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas situatës me koronavirus, ka pasur raportime se nevojiten 2/3 e votave të deputetëve.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, janë disa raste kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Për rastin konkret kur kemi të bëjmë me një rrezik që vjen natyra, siç është rasti i koronavirusit, nuk kërkohen 2/3 e votave të deputetëve, por shumica e votave të deputetëve të pranishëm në seancë.
Ndërsa 2/3 e votave të deputetëve kërkohen kur shteti është në gjendje mbrojtjeje.
Pika e 6 e nenit 130 të Kushtetutës thotë se: “Presidenti konstaton se rreziku ndaj
Republikës së Kosovës është i natyrës së jashtëzakonshme, Kuvendi mund të vendosë që
Gjendja e Jashtëzakonshme të zgjasë më shumë se njëqind e pesëdhjetë (150) ditë, vetëm
nëse për të votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit”.
Kujtojmë se shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme po e kundërshton kryeministri Albin Kurti bashkë me deputetët e tij në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, LDK e ka përkrahur propozimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, ku kompetencat kryesore për menaxhim të situatës do t’i kalonin Presidentit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.