×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kur i ke miqtë e fortë, vera te dera”, deklarata e Hotit për Bidenin bën bujë në mediat serbe

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 16:50

    Mediat serbe kanë raportuar lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili e falënderoi publikisht presidentin e SHBA-së, Joe Biden për letrën që ia dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilën presidenti amerikan i kërkon Serbisë që ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, shkruan Reporteri.net.


    Gazetat “Novosti” ka shkruar se “kryeministri i rremë” i Kosovës është i kënaqur me letrën që Biden i dërgoi Vuçit.

    “VERË NË DERË TË SHTËPISË! FALEMINDERIT PRESIDENTIT BIDEN: Kryeministri i rremë i kënaqur me urimet skandaloze për Vuçiqin”, është titulli i të përditshmes serbe, “Novosti”.

    Ndërkohë edhe Radio Televizioni i Vojvodinës ka cituar fjalët e Hotit.

    “Hoti: Faleminderit President Biden, vera po na troket në derë”, është titulli i RTV-së.

    “HOTI PËRSËRI I ÇMENDUR: Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të përfundojë me njohje reciproke”, shkruan në titull mediumi serb, TV Pink.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letrën që ia dërgoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ia kërkoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

    “Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera. Ju kam paralajmëruar! Faleminderit Presidenti Biden!”, ka shkruar Hoti.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!