×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur infermierët po ikin për Gjermani, Kosova ka nevojë për 5 mijë punëtorë shëndetësorë

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 20:16

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë së Kosovës i nevojiten edhe 5000 punëtore shëndetësorë.


    Syla theksoi se numri i mjekëve për kokë banori në Kosovë, është shumë i vogël.

    Siç tha ai të gjithë punën në sektorin e shëndetësisë e kryejnë 14.700 punëtorë shëndetësorë, i cili numër sipas tij, nuk është i mjaftueshëm, raporton telegrafi.

    “I kemi mangët 5000 punëtor shëndetësorë. Numri për kokë të banorëve për mjek në Kosovë është shumë i vogël. Këto janë fakte. E punën e të gjithëve e kryejnë 4070 punëtorë shëndetësorë”, ka thënë Syla.

    Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin që t’i lëshoj punëtorët shëndetësorë të punojnë jashtë vendit.

    “Duke u nisur nga ky numër i mangësisë se punëtoreve, Kosova nuk e ka luksin që t’i lëshoj ata dhe punojnë jashtë vendit”, u shpreh Syla.

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, potencoi se urgjentisht ky problem duhet të kthehet në një problem nacional.

    “Ne urgjentisht duket ta kthejmë këtë në problem nacional. Këta dalin e thonë që ka shëndetësi pa pare, por kjo nuk është e vërtetë. Financimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Le t’i heqin disa kilometër asfalt e të kontribuojmë në shëndetësi”, tha ai.

    Çdo i treti punëtor shëndetësorë, sipas Sylës është në stres shëndetësor.

    “Si mund të prihet punë e mirë në shëndetësi kur nuk e kemi mirë gjendjen e mirë të punëtorëve, psiko-fizike”, u shpreh ndër të tjera, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!