×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur në Koshare këndohej: “Moj Shqipni mos thuj marova”

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 19:13

    Para dy ditësh ka qenë përvjetori i betejës së Koshares


    Beteja e Koshares u zhvillua më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të ‘99-së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

    Ndërkaq, sot është përvjetori i heroit Agim Ramadani – Katana, i cili ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufiti shqiptaro-shqiptar, shkruan Reporteri.net

    Por, ushtarët që morën pjesë në këtë betejë për thyerjen e kufirit, kishin edhe momente ku kënduan së bashku këngë të ndryshme folklorike.

    Njëra nga to ishte edhe kënga “Moj Shqipni mos thuj marova”.

    Në videon e mëposhtme mund ta shihni se si këndonin ushtarët këtë këngë në kohë të luftës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!