×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kur të foli unë, ti veç e këqyr kompjuterin”, Bekë Berisha kapet me Dimal Bashën

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 14:57

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në seancën e sotme të Kuvendit ku po vazhdon diskutimi për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti është ankuar për kushtet në Kuvend.

    Berisha i është ankuar kryeparlamentarit, Glauk Konjufca duke thënë se sallës ku mbahet seanca i mungon ajrosja.

    “Po na merr gjumi kur po himë brenda në Kuvend për shkak se nuk po ka ajër”, tha ndër të tjera Bekë Berisha, shkruan Reporteri.net.

    Ai tutje i rikthye temës duke folur për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti, të cilën e quajti Qeveri të dështuar.

    “Besoj se kjo Qeveri është më e dështumja najher, nuk ka hapësirë as me diskutu, me ju as me ju kritiku. Qysh ka mundësi del një deputet jep disa shifra, e del ministrja jep tjera shifra. Unë nuk du me zgjatë më shumë. Është e vërtetë që LDK-në e ka marrë Lumi, e PDK-në e ka marrë Memli, po një gjë e di VV-në e ka marrë Vjosa e një dreq e di ku keni me u nalë.

    Ai pati edhe një koment në distancë për deputetin e VV-së, Dimal Basha.

    “Dimal kur të flasë unë ti vetëm e kqyrë kompjuterin, ti je djalë i mençëm”, tha Bekë Berisha. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!