×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Kurrfarë investimi”, gruaja e Presidentit Rugova thotë se askush s’u interesua për restaurimin e Rezidencës

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 15:48

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku kanë vizituar sot Rezidencën e Presidentit, Ibrahim Rugova për të parë nga afër punimet që po bëhen drejt finalizimit të ndërhyrjeve restauruese, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kurti dhe Çeku u mirëpritën nga familja Rugova të cilët u shprehën mirënjohës për kujdesin institucional dhe rezultatin e punës së bërë deri më tani.

    Gruaja e të ndjerit, presidentit Ibrahim Rugova, Fana, tha se në shtëpi nuk ishte investuar asgjë.

    “Ka shku një kohë e gjatë pa bërë kurrfarë investimi këtu. Shtëpia don shumë punë e këtu ka kohë të gjatë që s’është investu kurgjo”,tha ajo, ndërsa falënderoi Kryeministrin dhe Ministrin Çeku për interesimin e punimeve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!