Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi gjatë seancës së jashtëzakonshme për gjendjen e Telekomit të Kosovës tha se kriza e tanishme e saj nuk është e rastësishme.
Sipas tij, që nga viti 2008 kur ka filluar kapja e Telekomit të Kosovës nga politika, asnjëherë nuk ka pasur këndellje të saj. Për këtë, Kurteshi ka fajësuar sistemin e drejtësisë në vend.
Tha se drejtësia në Kosovë është e ngulfatur nga politika, ndërsa kryeprokurorin e shtetit e quan lepur.
“Jo që nuk kemi prokurorë, vërtetë ky prokuror dhe kryeprokurorët e kaluar kanë qenë lepuj, disa me bisht e disa pa bisht, disa të shkurtuar nga politika, disa të hequr edhe nga pushtetet e mëparshme e të lëmuar nga pushteti i tashëm. Unë po habitem dhe nuk duhet të habitem në të vërtetë me gjyqësorin tonë’, tha ai.