×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti a e shkarkoi Veliun që ta rrëzojë qeverinë, që atë mos ia dorëzojë Thaçit

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 13:46

    Kryeministri Albin Kurti e shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliu, pa e konsultuar fare atë e as kreun e LDK’së Isa Mustafa. Duke e shkarkuar personin më të fuqishëm të LDK’së, brenda qeverisë, Kurti duket se ka vendosur ta prish koalicionin, e rrjedhimisht ta rrëzojë edhe qeverinë e tij. Por, pse?


    E gjithë kjo erdhi, pasi presidenti Hashim Thaçi propozoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pas situatës me coronavirus. Vetëvendosje e kundërshtoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi shumica e kompetencave ekzekutive, nga kryeministri Kurti, do të kalonin në kompetencë të presidentit Thaçi. Por, këtë propozim të Presidentit, e përkrahi LDK, dhe me këtë la të nënkuptohet se Thaçi do t’i ketë votat e mjaftushme në Kuvend për ta votuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan Reporteri.net.

    Duke ndodhur kështu, kryeministri Kurti, më nuk do të ishte shef i ekzekutivit, por këto kompetenca do t’i kalonin Këshillit të Sigurisë, i cili do të udhëhiqej nga presidenti Thaçi.

    Veprimi i Kurtit në këtë rast, më shumë duket rrëzim i qeverisë, për të mos ia dorëzuar atë Thaçit, se sa shkarkim i ministrit Veliu, pasi paraprakisht për këtë nuk ishte konsultuar fare me partnerin e koalicionit, siç e kishte obligim në marrëveshje e gjë të cilën e konifirmoi edhe vetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa përmes një reagimi në Facebook.

    Ky i fundit i dha ultimatum kryeministrit Kurti, duke i thënë se nëse nuk e kthen mbrapsht vendimin për shkarkimin e ministrit Veliu, atëherë koalicioni do të prishet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!