×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Agim Veliu bëri tradhti të dyfishtë, i kërkova emër tjetër për ministër kryetarit të LDK-së

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 22:21

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur në një konferencë të jashtëzakonshme për media pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij.


    Kurti në konferencën për media ka theksuar se deklarimi i mbrëmshëm i Veliut për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ka qenë në funksion të përhapjes së panikut dhe kjo është e dënueshme kur ndodh nga një bartës i institucioneve.

    Ai më tutje ka thënë se Veliu ka bërë tradhti të dyfishtë, ndaj qeverisë dhe ndaj Policisë së Kosovës.

    Kurti ka bërë të ditur gjithashtu se i ka kërkuar kreut të LDK-së, Isa Mustafa një emër tjetër për ministër të Punëve të Brendshme.

    “Duhet të theksoj se pas mbledhjes së mbrëmshme si kam ndjekur deklarimet por i kam parë sot dhe në mesin e atyre deklarimeve sigurisht kryesori ishte ai i ish-ministrit të brendshëm Veliu i cili në mesnatë në një televizion të Kosovës ka përhapur panik duke thënë se numri i të infektuare po rritet nga ora në orë. Natyrisht që këta 19 të infektuar deri mbrëmë nuk ishin për 19 orë, mbase ishin për 19 ditë, por jo 19 orë, të thuash pa kurrfarë evidence, pa kurrfarë baze shkencore pa kurrfarë raporti zyrtar a institucional se numri po shtohet nga ora në orë është e papërgjegjshme e kur ke përgjegjësi ekzekutive është e dënueshme. Së dyti përveç që u gënjye drejtpërsëdrejti në televizion në drejtim të frikësimit dhe panikut ose krijimit të panikut, në pyetjen e qartë të gazetarit: A jeni për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ish ministri tha po sigurisht. Kjo është e palejueshme dhe unë nuk kisha zgjidhje tjetër, përveç se ta liroj nga detyra ish-ministrin Veliu. Ai shprehu tradhti të dyfishtë, ndaj qeverisë dhe ndaj policisë së Kosovës sepse të jesh ministër i punëve të brendshme dhe të kërkosh kokë në veti shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, do të thotë ta përçmosh policinë që ka kryer detyrat e saj me përgjegjësi. Gjatë tërë kësaj kohe sa ishte ministër ish-ministri, vetëm një mbledhje e ka mbajtur lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona, vetëm një mbledhje në ministri. Tradhtia e tij e dyfishtë, ndaj qeverisë ku ishte anëtar dhe ndaj policisë në krye të secilës u vu nuk është e lejueshme”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!