×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti, Aliu dhe Dugolli vizitojnë burgun e Prishtinës

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 19:29

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliun dhe bashkëpartiakun Enver Dugolli, kanë vizituar burgun e Prishtinës.


    Këtë e ka bërë të ditur Liburn Aliu përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se në këtë burg kanë qëndruar të tre ata.

    “Në burgun e Prishtinës kemi qenë të tre ne. Para meje e Albinit ishte Enveri. Para tij dhe shumë të tjerë. Këtu ishte edhe profesor Ukshin Hoti i cili sot ka 21 vjetorin e rrëmbimit pas lirimit të tij. Qelia numër 11, vite më vonë u bë edhe qelia ime”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!