×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti arrin në Forumin e Prespës, shoqërohet nga bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 10:17

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Ohër për Forumin e Prespës, derisa është parë bashkë me Prindon Sadriun, ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, njëherish burrin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Tanja Fajon nga Parlamenti Evropian, shkruan Gazeta Express.


    Ai do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.

    Forumi i Prespës, është një platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të mundësuar vendet, udhëheqësit, organizatat dhe qytetarët e Ballkanit Perendimor, të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetet.

    Dje, në këtë forum, ka marrë pjesë edhe Donika Gërvalla Schëarz, kryediplomatja e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!