×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti arrin në Presidencë, pas pak të gjithë do ta kemi fotografinë e parë Thaçi-Kurti

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 14:51

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka arritur në Presidencë, për të marrë mandatin për Kryeministër, nga rivali, presidenti Hashim Thaçi.


    Arritja e Kurtit në objektin e Kuvendit të Kosovës, brenda së cilës ndodhet edhe presidenca, ka ndodhur rreth 15 minuta para orës 15:00 kur pritet të nisë takimi Thaçi-Kurti.

    Interesimi për këtë takim, mbase gati historik, mes Hashim Thaçit si president dhe Albin Kurtit si pretendent për kryeministër, po përcjellët me interesim të madh ndaj mediat.

    Pak para këtij tatimi, Albin Kurti sot bëri sërish një ofertë për LDK-në me të cilën synon të qeverisë. Publikoi emrat e ministrave të tij. LDK ndërkaq u përgjigj duke e quajtur joserioze mënyrën se si po negocion Kurti.

    Ata po mbajnë sot mbledhje të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Këshillit të Përgjithshëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!