×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me bashkëatdhetarët

    Kurti: Asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova

    Reporteri
    06 Gusht 2024 | 15:37

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se asnjë shtet i rajonit po edhe në botë nuk e ka një mërgatë sa kjo e jona kaq të lidhur me vendin e vet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje në postimin e bërë në Facebook, Kurti thotë se mërgata ndihmoi në çlirimin nga okupatori e poashtu edhe në shtetndërtim.

    Në postimin e tij, Kurti ka publikuar edhe disa fotografi të takimit me bashkëatdhetarët një ditë më parë në Prishtinë.

    “Mërgata jonë është ndryshe prej mërgatave që kanë shtetet e tjera të rajonit e të botës. Asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova. Ndjenja jonë e përkatësisë është e fuqishme sepse historia jonë është e tillë. Mërgata jonë e ndihmoi si çlirimin nga okupatori ashtu edhe shtetndërtimin, zhvillimin demokratik dhe paqen”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!