×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bashkë me Rizvanollin vizitojnë KEK-un në natën e ndërrimit të moteve

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 20:28

    Në natën e ndërrimit të moteve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”.

    Kryeministri Kurti takoi punëtorët që po punojnë në termocentrale në natën e ndërrimit të moteve dhe i falënderoi ata dhe menaxhmentin për angazhimin e tyre, veçanërisht në javët e fundit.

    “Duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre të palodhshme, ai ritheksoi mbështetjen e Qeverisë, për përballjen me krizën energjetike që ka prekur vendet e rajonit dhe Evropën”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!