Pas Suharekës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar edhe komunën e Mamushës, më e prekura nga reshjet e fundit të shiut dhe breshëri.
Kurti me këtë rast ka deklaruar se pas evidentimit të dëmeve nga komisioni i krijuar nga Ministria e Bujqësisë do të bëhet kompensimi i dëmeve.
“Kur sheh një prodhimtari kaq të madhe, natyrisht që shteti qeveria, shoqëria jonë, këta njerëz kaq punëtorë e kontribues, duhet t’i ndihmojmë kur s’ka fatkeqësi natyrore, lëre tani kur i goditur”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Kurti ndërsa bëri një përshkrim për breshërin që ka rënë në këtë komunë.
“Askush që është gjallë nuk e mban mend të ketë ndodhur kjo ndonjëherë, me copa akulli më të mëdha se veza e pulës”, tha Kurti. /Reporteri.net/.