SKANDAL.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po dyshohet se ka rënë preh e një “kamere të fsheheur” të dy shakaxhinjve rusë të cilët iu prezantuan atij në emër të Presidenti të Letonisë.
Video biseda është publikuar në kanalet zyrtare të dyshes ruse Vovan dhe Lexus.
Në pamjet, autenciteti i të cilave nuk është verifikuar ende, shihet kryeministri Albin Kurti derisa zhvillon bisedën me video-call me rusët, ndërkohë që kryeministri kosovar mendon se po flet me Presidentit letonez, Edgars Rinkēvičs.
Gjatë bisedës së pretenduar, ata flasin edhe për tema sensitive.
Pamjet tregojnë se video-call-i që rezulton “prank” u zhvillua në zyrën e Kurtit në Kryeministri.
Reporteri.net ka provuar të marrë deklarim nga zyra e Kurtit, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pasur reagim rreth saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.