×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Kurti bojkotohet nga gazetarët, i lëshojnë mikrofonat e kamerat në tokë

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 12:05

    Gazetarët që e kanë përcjellë seancën e sotme të Kuvendit, i kanë lëshuar mikrofonat dhe kamerat në tokë kur Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti ka dalë nga objekti i Kuvendit për të vazhduar drejt Kryeministrisë.

    Ky bojkot i gazetarëve vjen pasi Kurti qe disa herë nuk po përgjigjet në pyetjet e gazetarëve pas ndërprerjes së seancave. Bojkotit i është bashkuar edhe gazetarja e Reporteri.net, Leonora Kolukaj.

     

    Ndryshe, në seancën e sotme dështoi sërish zgjedhja e Haxhiut për këtë post. Ajo mori 57 vota nga 61 sa duhen. Seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të premten, në orën 10:00./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!