×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti-Borrellit: Nuk e kemi neglizhuar dialogun, presim të rifillojë në qershor

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 14:33

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.


    Kurti ka thënë se orientimi i Kosovës është drejt BE-së dhe NATO-s dhe se vizita në Bruksel nuk është vetëm vizitë simbolike, shkruan Reporteri.net.

    “Orientimi ynë është drejt BE-së dhe NATO-s. Ne kemi një fitore të madhe me 14 shkurt. Një muaj më parë e mora postin dhe erdha në këtë vizitë dhe duam të tregojmë se kjo vizitë nuk është vetëm simbolike. Ne kemi takuar edhe 5 komisionerë të lartë të BE-së dhe kemi diskutuar edhe për çështje të ndryshme. Ne duam të vendosim në një linjë të gjitha çështjet e qeverisjes në përputhje me vizionin e BE-së”, u shpreh Kurti.

    Ai foli edhe për procesin e dialogut duke thënë se pret që ky proces të fillojë në mes të qershorit.

    “Dialogu nuk është neglizhuar nga ne. Unë do të vij në mes të muajit maj në Bruksel në darkën që ju keni organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor.

    Ne fillimisht do të aprovojmë planin e punës, i cili do ri dorëzohet Kuvendit. Ne kemi nevojë të kemi më shumë informacione dhe dokumente rreth marrëveshjeve të arritura më parë në mënyrë që të përgatitemi. Gjatë majit do të takohemi edhe me paritë opozitare në mënyrë që të kemi një dialog me principe dhe të mirëpërgatitur.

    Në muajin qershor diku mund të kemi fillimin e kapitullit tjetër të dialogut me ndërmjetësimin edhe të partnerëve të BE-së”, u shpreh Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!