×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti deklarohet për marrëveshjen me LDK-në

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 11:55

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili pretendon të bëhet Kryeministër, me optimizëm është shprehur se marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në mund të realizohet.


    Para se të marrë pjesë në tryezën e organizuar me temën “Dialogu shoqëror: Gratë për zhvillim” nga partia e tij, Kurti tha para gazetarëve se do të ketë takime me kreun e LDK-së Isa Mustafa, për të konkretizuar marrëveshjen.

    “E di interesimin e juaj me lejoni të ju them që me siguri që do të këtë takime, të mos këtë takime është e pamundshme, marrëveshja është e mundshme, marrëveshja është e nevojshme, sepse qytetarëve ju nevojitet ajo, mirëpo këto nuk janë lajme. Kur të kemi rezultatet konkrete, kur të kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërese që i bashkangjitet hormanizimit programor do të mund te kemi së çfarë të deklarojmë”, u shpreh Kurti.

    Ndryshe, një ditë më parë në Kosovë ishin njerëzit e afërt të kancelares gjermane Angela Merkel, të cilët zhvilluan takime me krerët e dy partive që kanë nisur negociatat për bashkëqeverisje tash e sa kohë.

    Para se të takonin Mustafë, deputetët e Bundestagut Gjerman dhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, z. Peter Bayer dhe z. Christian Shmidt si dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt, kanë pritur në takim Kurtin, rezidencën gjermane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!