×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti del nga takimi, nuk përballet me mediat

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 17:55

    Është kryer takimi ndërmjet krerëve të LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


    Kreu i VV-së, Albin Kurti ka dal nga takimi dhe përkundër insisitimit të madh të medieve, ai është larguar me makinën e tij.

    Burimet e Reporterit thonë se nuk ka marrëveshje për qeveri, por për dallim nga herat e tjera, në këtë takim nuk janë marë vesh për takimet e radhës. Madje sipas burimeve, disponimi në takim ka qenë më i keq se në takimet e para dy ditëve.

    Ky takimi i sotëm ka zgjatur rreth dy orë.

    Para se të hyj në Kuvend, kreu i LDK-së ka dekalruar se “Do mundohemi të arrijmë një marrëveshje”, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa kreu i VV-së, para nisjes për Kuvend ka deklaruar “Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”.

    Kujtojmë se Kurti e Mustafa edhe mbrëmë e parmbrëmë kanë zhvilluar takime për arritjen e marrëveshjes, por e vetmja për çka u dakorduan ishte për të pasur edhe një takim sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!