Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka dalë pa u mandatuar për Kryeministër nga Presidenti Hashim Thaçi, nga takimi me ketë të fundit, që nuk ka zgjatur as 5 minuta.
“Ishte një takim i shkurtër konsultativ, pa efekte juridike”, tha Kurti para gazetarëve, pasi doli nga takimi, shkruan Reporteri.net.
“Dëgjova presidentin i cili shprehu interesimin e tij për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës”, tha Albin Kurti.
Tutje, ai bëri të ditur se kur të jetë gati, me shkrim do të kërkojë tek Presidenti mandatin për Kryeministër, pasi sipas tij kështu i kërkohet nga Kushtetuta.
“Unë do të raportojë në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe sa më parë që të mundemi do t’ja sëllim propozimin për kryeministrin e ardhshëm që ai duhet të mandatojë sipas obligimit kushtetues që ka”, u tha kryetari i VV-së gazetarëve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.